E-MAIL this page
PRINT this page
![]()
Elvira Dones lind ne Durres e rritet ne Tirane. Ne shkollen fillore shkruan disa faqe te cilat i titullon “Roman”. Fillon te beje televizion ne moshen gjashtembedhjetevjeçare. Ne vitin 1988 largohet nga Shqiperia dhe vendoset ne Zvicer. Ne 1997 boton romanin e pare te vertete, “Dashuri e huaj” (perkthyer ne gjuhen italiane me titullin “Pa bagazhe”). Ne toke helvetike levron shkrimin letrar – eshte autore e nente veprave narrative – ate te skenaristes kinematografike dhe te gazetares-regjisore te filmit dokumentar. Jeton ne San Francisco Bay Area, Kaliforni, e ndan kohen mes Shteteve te Bashkuara, Zvicres, Italise e Shqiperise.
Vepra letrare:
HANA,
roman (shkruar në gjuhën italiane,
titulli origjinal
VERGINE GIURATA,
Feltrinelli, Milano, 2007)*** Fitues i Çmimit Fondazione Carical Grinzane Cavour 2008 ***
përkthyer në gjuhën shqipe nga Roland Sejko;
botuar nga shtëpia botuese Sejko, Elbasan, 2007;në gjuhën polake:
ZAPRZYSIEZONA DZIEWICA,
DodoEditor, Cracovia, 2010)
MË PAS HESHTJA,
roman (origjinali në shqip),
botimet Sejko, Elbasan 2004(në italisht:
I MARI OVUNQUE,
Interlinea, Novara, 2007)
I LOVE TOM HANKS (PËRRALLA MODERNE),
vëllim me tregime (origjinali në gjuhën shqipe),
shtëpia botuese Sejko, Elbasan, 2002;
ribotuar nga Botimet DUDAJ, 2010
DITË E BARDHË E FYER,
roman (originali në gjuhën shqipe),
botimet Sejko, Elbasan, 2001,
ribotuar nga Botimet DUDAJ, 2010(në italisht:
BIANCO GIORNO OFFESO,
Interlinea, Novara 2004)
YJET NUK VISHEN KËSHTU,
roman (originali në gjuhën shqipe),
botimet Sejko, Elbasan, 2000,
ribotuar në shqip nga Botimet DUDAJ, 2009(në gjuhën italiane:
SOLE BRUCIATO,
Feltrinelli, Milano, 2001,*** Fitues i Çmimit Latisana per il Nord-Est 2001 ***;
në gjuhën franceze:
SOLEIL BRÛLÉ,
Editions Anne Carrière, Paris, 2005)
LULE TË GABUARA,
vëllim me tregime shkruar në gjuhën shqipe,
shtëpia botuese Onufri, Tiranë 1999
KARDIGAN,
roman shkruar në gjuhën shqipe,
shtëpia botuese Çabej, Tiranë 1998
DASHURI E HUAJ,
roman shkruar në gjuhën shqipe,
shtëpia botuese Çabej. Tiranë 1997(në gjuhën italiane:
SENZA BAGAGLI,
Besa editrice, Lecce 1998)
(romanet YJET NUK VISHEN KËSHTU, DITË E BARDHË E FYER e MË PAS HESHTJA bëjnë pjesë në një trilogji të titulluar “Trilogjia e dhembjes”)
Vepra në fushën e filmit dokumentar televiziv:
Në kërkim të Brunildës, (“Cercando Brunilda”, 2003, me bashkautor Mohammed Soudani), dokumentar investigativ i metrazhit të gjatë mbi trafikun njerëzor mes dy anëve të Adriatikut. Prodhuar e transmetuar nga RSI – Radiotelevisione della Svizzera italiana. Përfshirë në seleksionin final të Çmimit të gazetarisë investigative Ilaria Alpi, Itali 2004.
I ngujuar, (“Inchiodato”, 2004, në bashkëpunim me Fulvio Mariani), dokumentar i metrazhit të gjatë mbi gjakmarrjen në Shqipërinë e veriut. Prodhuar e transmetuar nga RSI – Radiotelevisione svizzera di lingua italiana.
Fitues i Çmimit FIPA d’argent në seksionin “Grands Reportages et faits de societé” në “Festival International des Programmes Audiovisuels” (FIPA, Biarritz, France, 2005);
Fitues i titullit Miglior reportage në “Premio internazionale del documentario e del reportage mediterraneo” (Siracusa, Italia, 2005)
Klienti dhe vajza (“Il cliente e la ragazza”, 2005), dokumentar narrativ mbi botën e nëndheshme të klientelës së prostitucionit në territorin italian. Prodhuar e transmetuar nga RSI – Radiotelevisione della Svizzera italiana.
Virgjëreshat e betuara, (titulli origjinal: “Vergini giurate / Sworn Virgins”, 2006, bashkëprodhim mes RSI – Radiotelevisione svizzera dhe Dones Media).
Fitues i çmimit Best Documentary film në Baltimore Women’s Film Festival, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2007. Shpërndarë në Amerikën e Veriut nga Filmakers Library.