,
,
Pershendetje Eva,
e diele paradite nga kjo ane e oqeanit. Nxehte dhe ketu, por pa zagushi, me nje diell lbyres, e fat qe eshte keshtu pasi eshte 4 korrik, festa kombetare, e njerezit jane te gjithe jashte duke bere BBQ apo shetitje te ndryshme. Do ishte mekat qe moti te prishte deshiren e njerezve per te festuar…
Rasti e deshi te gjendem para kompjuterit tek me shkruaje, ndaj – meqe kohen nuk e kam ne dore por eshte ajo qe tiranizon mua – po te pergjigjem menjehere, ndryshe rrezikoj mos te pergjigjem dot. Eshte nje vere e ngjeshur, tejet e ngjeshur me pune e udhetime. Premtimi qe ta axhornoja blogun rregullisht mbetet nje qellim i mire por i deshtuar. Kane fituar valixhet mbi gjithçka; biletat e avioneve mbi gjithçka; dhomat e hoteleve, moteleve mbi çdo qellim timin te mire ndaj blogut.
Po shuaj kureshtjen tende ndaj publikimit te ardhshem, duke te falenderuar perzemersisht per interesin dhe per padurimin.
“Una piccola guerra perfetta” rrefen per 78 ditet e bombave mbi Kosove e Serbi. Eshte nje roman, por qe u referohet me nje perqasje besnike fakteve reale – ose me sakte, me aq besnikeri sa autorja e ka pare te arsyeshme. Nuk eshte nje kronike gazetareske, por letrare. Pra ne librin tim te nente i kthehem formules qe pata perdorur ne librin e katert. “Una piccola guerra perfetta” eshte nje non-fictional novel.
Shkova ne Kosove per here te pare pese muaj pas luftes. U ktheva atje perseri e perseri per te “karfosur” faktet me deshmite e miqve ne Kosove, me rrefimet e njerezve te shumte qe me shume bujari me besuan hollesite e jeteve te tyre gjate asaj lufte. Dosjet, ne shtepi ishin te rradhitura sipas diteve… Jane ende ketu, ende te radhitura, jane ato lloj dosjesh qe autori kurre nuk gris e asgjeson pas mbarimit te punes. Ho amato moltissimo scrivere questo libro. Profondamente.
Prita deri sa mes meje dhe asaj lufte te krijohej nje largesi e shendetshme (e domosdoshme) per te shkruar diçka qe te kishte nje barazpeshim letrar, emotiv, analitik.
“Un piccola guerra perfetta” eshte akti im i detyruar ndaj asaj qe Kosova pershkoi per te mberritur aty ku eshte sot. Natyrisht ka shume hollesi te tjera per te rrefyer mbi “the making of the book”, por ky eshte thelbi.
Nje kujtese: ne tetor libri del ne Itali, por nuk dihet ende kur do te dale ne gjuhen shqipe, i perkthyer.
Gjithe te mirat e nje vere te mbare.

Pergjigjia jote e menjehershme, e dashur Elvira, erdhi si rrufeja qe premton freskim ne mes te vapes frymemarrese. Nderkaq ketej nga Evropa po afrohet mbremja dhe fresku qe pruri shoi kureshtjen por shtoi padurimin. Te falenderoj per te dy efektet. Te jam mirenjohese qe ndave ketu temen e librit dhe ndjenjat e tua ndaj tij e ndaj berjes se tij. Ti prite kaq vite per ta shkruar e une mund te pres ca muaj per ta lexuar! Tek shkruaje per dosjet, me erdhen ne mendje figurat qe me kishte zgjuar pershkrimi tek “Lulet e gabuara” i valixheve te renda teksa i terhiqje ne nje aeroport amerikan, pas nje udhetimi ne Ballkan. Se c’fakte kishte aty brenda nuk shkruaje konretisht….Jam shume e lumtur qe erdhi koha per te lexuar mbi peshen e tyre.
Edhe ty nje vere te mbare e deri ne vjeshten e ardhshme kur del libri.